4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Anulohen protestat kundër Islamit në SHBA

Më të lexuarat

Janë anuluar protestat e planifikuara të zhvilloheshin më 9 shtator në 36 rajone të SHBA-ve nga grupi “ACT” i përbërë nga mbështetësit e Trupmit

NJU JORK (AA) – Janë anuluar protestat kundër islamit të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në 36 rajone në të gjithë vendin nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se janë anuluar protestat e planifikuara të zhvilloheshin më 9 shtator në 36 rajone të SHBA-ve nga grupi “ACT” i përbërë nga mbështetësit e Trupmit, të cilët njihen për kundërshtinë ndaj muslimanëve dhe gjithashtu të cilët në muajin qershor patën organizuar “marshimin kundër Sheriatit”.

Në lidhje me vendimin për anulimin e protestave si arsye janë treguar “ngjarjet e dhunshme të fundit në SHBA dhe Evropë”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e lajmeve të internetit “Breitbart” në krye të së cilës ndodhet Stephen Bannon, një prej emrave konservator i cili javën e kaluar iu dha fund detyrës së tij teksa ishte kryekëshilltar i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

“Fitore kundër superioritetetit të të bardhëve dhe islamofobisë”

Ndërsa në një deklaratë të publikuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame të organizatës së shoqërisë civile muslimane (CAIR), anulimi i protestave është cilësuar si një “Fitore kundër superioritetetit të të bardhëve dhe islamofobisë.” Në deklaratë ndër të tjera theksohet se vendimi në fjalë është mirëpritur me kënaqësi.

Grupet e djathta ekstreme të cilët kishin planifikuar një miting më 19 gusht në Boston pas atij në qytetin Charlottesville të Virxhinias, kishin mundur të mblidhnin në vetëm 100 protestues. Sipas deklaratës së fundit të bërë nga policia lokale, numri i protestuesve “kundër fashizmit” të mbledhur kundër këtyre grupeve ekstreme të djathta në po të njëjtën ditë kishte arritur afërsisht 40 mijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit