-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pacolli: I shpenzova vetëm 17.966,63 euro nga buxheti i shtetit

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk qëndrojnë dyshimet e ngritura kohëve të fundit se ai ka shpenzuar shuma të mëdha të parave nga buxheti i Kosovës.

Ai ka deklaruar se për një vit të aktiviteteve të tij ka shpenzuar vetëm 17.966.63 euro nga buxheti i shtetit. Ndërsa, pjesën më të madhe të aktiviteteve të tij i ka pagur nga buxheti i tij privat.
“Gjithçka që është thënë ditëve të fundit nuk janë asgjë vetëm se të pavërteta dhe spekulime të cilat janë ngritur kundër meje dhe kundër kontributit e angazhimeve të mia – në kuadër të pozitës sime si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Unë dëshiroj që t`ju them të gjithë qytetarëve se për një vit të aktivitetit tim nga buxheti i shtetit kam shpenzuar vetëm 17.966,63 euro. Ndërsa, shumë prej aktiviteteve të mia janë mbuluar nga buxheti im privat”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, “këto spekulime janë një kapitull i mbyllur”.
“Nuk dua të merrem më tutje me spekulimet të mediave të caktuara që po u pengon puna që kam bërë deri më tani në sjelljen e njohjeve të reja për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, shton Pacolli “Nëse çështja e spekulimeve është kapitull i mbyllur, çështja e njohjeve nuk do të jetë asnjëherë e mbyllur dhe unë do të angazhohem në vazhdimësi për të sjellë njohje të reja”./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit