Ibn Kajjim El Xheuzi (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: ”Allahu i Lartëmadhëruar për çdo sëmundje ka bërë një ilaç. Bashkimin në martesë e dy të dashuruarve, Ai e ka bërë ilaç të lehtë si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ajo praktike.
Prandaj, kushdo që kërkon ta shërojë pasionin e vetë sipas mënyrës që ka lejuar Allahu, duke kërkuar edhe ndihmën e fatit për një risk të mirë, ka bërë lëvizjen e duhur.
Ndërsa ai që kërkon ta shërojë pasionin e vetë me rrugë të paligjshme – edhe pse fati mund ta sprovojë me një zgjidhje të tillë – në të vërtetë ka gabuar në mënyrën e shërimit.
Një njeri i tillë i ngjanë një të sëmuri që sëmundjen e vetë kërkon ta shërojë me një sëmundje tjetër edhe më të keqe. Për këtë arsye, siç e kemi përmendur edhe më parë, Tausi përcjellë nga Ibn Abbasi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
”Nuk ka zgjidhje më të mirë për dy të dashuruar se martesa.” 1)
Mendimi i të gjithë mjekëve të mençur dhe i shumë të tjerëve është se kura (kurimi) për dashurinë është bashkimi i dy shpirtrave dhe i dy trupave.
Shejh Ibn Kajjim El Xheuzi (Allahu e mëshiroftë), në ”Ravdatu el-muhibbin ve nuz’hatu el-mushtakin”, fq.197.