2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Apeli i ulë dënimin të akuzuarit për krime lufte

Më të lexuarat

Kolegji I Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, lidhur me rastin e Xh. K, të akuzuar për krime lufte.

“Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje”, thuhet në njoftimin e Apelit.Apeli vendosi që dënimi prej 8 viteve burgim dhe 1.500 euro gjobë, të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, të ndryshohet me 7 vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove. /Kp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit