13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Krimet e luftës në Kosovë

Më të lexuarat

Prof. Dr. Jusuf Osmani, një prej arkivistëve dhe historianëve të njohur në Kosovë, ka promovuar në mjediset e Akademisë së Shkencave në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, dy prej botimeve të tij të fundit, të cilat fokusohen mbi pasojat e luftës së Kosovës.

“Krimet e Serbisë në Kosovë ’98-’99”, në dy vëllime, si dhe libri “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë”, përmbajnë të dhëna statistikore dhe analitike, të cilat dokumentojnë historinë e vërtetë të asaj çka ndodhi në luftën e përgjakshme, viktimat e së cilës ishin kryesisht popullsia civile dhe fëmijët.

“Opinioni i gjerë në botë, ende është shumë pak i informuar për të vërtetën në Kosovë, për krimet genocidiale të papara ndaj popullsisë së Kosovës nga agresori serb. Duhet theksuar se viktimat nuk mund të flasin, por është obligimi jonë, obligim human, ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, që këto krime të zbardhen”, tha Prof. Dr. Jusuf Osmani, autor “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”.

Në përgatitjen e këtyre botimeve, autori ka përdorur burime të ndryshme, kryesisht nga organizata të njohura humanitare ndërkombëtare, intitucione shtetërore dhe jo shtetërore, si dhe të dhëna marrë nga shtypi ndërkombëtar i kohës.

Një ndihmë e veçantë është dhënë edhe nga bashkëpunëtorë në treva të ndryshme të Kosovës. Këto botime, sipas studiuesve, përbëjnë një bazë të mirë si dhe një model për historianët dhe botuesit, në punën që duhet bërë për dokumentimin e këtij aspekti të dhimbshëm, i cili shpresohet të jetë periudha e fundit e ushtrimit të një dhune të tillë mbi shqiptarët në Ballkan./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit