19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nikoliç dhe Irinej bisedojnë për Kosovën

Më të lexuarat

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, kanë thënë njëzëri se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i nevojshëm uniteti absolut.

“Problemi është shumë i madh dhe për ne është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar rreth Kosovës”, u ka thënë Irinej gazetarëve pas bisedimeve me Nikoliç.

Ky i fundit ka thënë se Serbia do ta zgjidhë problemin e Kosovës duke mos dëmtuar Kushtetutën e saj, as sovranitetin dhe as sigurinë e serbëve në Kosovë.

Prishtina dhe Beogradi arritën muajin e kaluar në Bruksel marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj ka ngecur dhe për një gjë të tillë palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Pala kosovare akuzon atë serbe se interpreton sipas interesave të saj marrëveshjen e 19 prillit, ndërkohë që të njëjtën akuzë Beogradi ia atribuon Prishtinës zyrtare.

Pas dështimit të negociatave në nivel zyrtarësh, palët pritet ta zgjidhin situatën përmes një takimi në nivel kryeministrash, që pritet të mbahet më 21 maj./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit