3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dëshmitari: Rasti “Monstër” është i montuar

Më të lexuarat

Në Gjykatën Themelore “Shkupi 1” po vazhdojnë seancat e dëshmive të dëshmitarëve të paraqitur për rastin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Në seancën e djeshme ka dëshmuar vëllai i të akuzuarit kryesor për këtë vrasje, Alil Demiri nga Haraçina.

Dëshmitari, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka theksuar se bëhet fjalë për rast të montuar dhe se vëllai i tij nuk ka marrë pjesë në këtë krim makabër. Dëshmitari që është i punësuar si ushtarak në Armatën e Maqedonisë ka theksuar se në mbrëmjen e 12 prillit 2012 kur ka ndodhur vrasja ka qenë në punë në kazermën Ilinden në Shkup. Me vëllain e tij Alilin është takuar të nesërmen në Haraçinë dhe se kanë qenë në drekë tek prindërit e tyre.

“Vëllai im që akuzohet nuk është në Maqedoni që nga 24 apo 25 prilli dhe kur jemi dëgjuar atëherë ai më ka thënë se do të shkojë në Belgjikë dhe se makinën e tij e la tek daja ynë. Një telefon që e kishte në makinë më tha t’ia jap motrës sonë. Në ditën e arrestimeve më 1 maj, më arrestoi policia mua dhe motrën time dhe më pas na liruan”, ka rrëfyer dëshmitari.

Dëgjimi i dëshmive po vazhdon pa dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë të arrestuar në Kosovë dhe po mbahen në paraburgim. Ndaj tyre pritet të nis proces tjetër hetimesh në Kosovë nga EULEX, pasi që në banesën ku ishin strehuar u gjetën armë. Autoritetet e Shkupit kanë kërkuar ekstradimin e tyre, por kjo procedurë do të pasojë me vonesa, kanë paralajmëruar autoritetet e të dyja vendeve. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit