Autoritetet amerikane kanë ndërmend të lënë në Afganistan, pas vitit 2014, 9 baza të përhershme ushtarake si një nga kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi sigurinë, deklaroi ditën e enjte në Universitetin e Kabulit Presidenti i vendit, Hamid Karzai.
SHBA-ja dëshiron të mbajë baza të përhershme ushtarake në provincat, ku aktualisht po vendosen bazat më të mëdha të NATO-s, duke përfshirë edhe aeroportet ushtarake.