-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Naseri në gjykate, pas pak vendimi

Më të lexuarat

Burimet e Indeksonline kanë treguar se Naser Kelmendi sapo është dërguar në Gjykatën Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë.

Pas pak gjykatësi i procedurës paraprake pritet të marrë një vendim për masën e paraburgimit apo për lirimin e tij.

Naser Kelemdi që dy ditë është duke u ruajtur nën masa të rrepta sigurie nga ndjesia ROSU në Prishtinë.Avokati mbrojtës i Naser Kelmendit, Osman Çuçovic, ka deklaruar për Indeksonline se, klienti i tij, në mbrëmje do të dal para gjykatës dhe aty do të vendoset për procedurat e mëtejme.

Ai nuk ka dashur të flas më shumë në lidhje me arrestimin e klientit të tij, duke thënë se është i zënë me këtë rast në prokurori,“EULEX-i po lehtëson dhe po ndërmjetëson kontaktet ndërmjet BH dhe Kosovës, me qëllim që të sillet dosja e ekstradimit”, i tha Radios Evropa e Lirë, Françoise Lambert nga zyra e EULEX-it për medie.

Naser Kelmendi është arrestuar të dielën mbrëma në orën 20h, në lagjen Mati 1 të Prishtinës. Bashkë me të është kapur edhe Fuad Nikçi, i cili dyshohet se ka ndihmuar Kelmendi të fshihet nga autoritetet.Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se, procedura për ekstradimin e Naser Kelmendit do të iniciohet vetëm mbi bazën e lutjes me shkrim drejtuar Ministrisë, mirëpo deri më tani nuk është pranuar kërkesë për ekstradimin e tij nga asnjë shtet.

“Pas shqyrtimit të kërkesës për ekstradim, Ministria do të dërgoj lutjen, së bashku me dokumentet mbështetëse tek Zyra e Prokurorit në territorin e të cilit personi i kërkuar aktualisht banon ose në territorin e të cilit ai ose ajo gjendet”, ka njoftuar MD.

Nëse vendbanimi i personit është i panjohur, lutja do të dërgohet tek Zyra e Prokurorit të Themelore në Prishtinë, ku më pas kolegji prej tre gjyqtarëve të gjykatës kompetente themelore nëse gjen se kushtet për ekstradim nuk janë përmbushur, ajo nxjerr vendim me të cilën refuzon kërkesën për ekstradim. Ku Prokurori mund të parashtrojë ankesë kundër vendimit. Vendimi i formës së prerë me të cilën ekstradimi është refuzuar do të përcjellët në Ministri, e cila do ta informoj shtetin lutës.

Gjithashtu, nëse kolegji prej tre gjyqtarësh të gjykatës themelore gjen se kushtet për ekstradim janë plotësuar, ajo nxjerr vendim për lejimin e ekstradimit.

Kundër Vendimit për ekstradim, pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e shkallës së dytë Nëse Gjykata e shkallës më të lartë pas shqyrtimit të ankesës konstaton që kushtet për ekstradimin e personit janë përmbushur çështja do të dërgohet tek Ministri i Drejtësisë i cili do të vendos për ekstradimin. Ministri do të lëshoj vendim, nëse ekstradimi është lejuar apo refuzuar.

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë kërkesë për ekstradimin e Naser Kelmendit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ekstradimi i Naserit në këtë vend në këtë kohë nuk mund të ndodhë, pasi që Kosova dhe vendi që e kërkon këtë person, nuk kanë ndonjë marrëveshje për ekstradime.

Zyrtarët në zyrën për informim në MD, kanë deklaruar për Indeksonline se, për rastin e Naser Kelmendit, për ekstradimin e tij, Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë një kërkesë formale të ekstradimit. “Sipas ligjeve në fuqi mund të ndodh qe te kemi kërkesa nga më shumë vende, dhe kur gjykata të vendosë që janë përmbushur kushtet, vendimin për ketë e merr ministri”, thuhet në njoftimin e MD-së. Naser Kelmendi sot do të dalë përballë gjykatës, e cila do të vendos për vazhdimin e masës së paraburgimit apo për lirimin e tij. Burimet e Indeksonline tregojnë se Kelmendi ndodhet në qendrën e paraburgimit në stacionin Qendra në Prishtinë dhe i njëjti është duke u ruajtur nën masa të rrepta sigurie. “Naser Kelmendit i është caktuar masa e arrestit për 48 orë, mirëpo të njëjtit sot në orën 20:00 i skadon kjo masë dhe gjykata duhet të vendos në lidhje me këtë rast”, ka thënë policia në kushte anonimi.

Të dielën mbrëma, gjatë operacionit policor të realizuar në rajonin e Prishtinës, është arrestuar personi i dyshuar Naser Kelmendi viti i lindjes 1957, i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar si dhe personi i dyshuar Fuad Nikqi viti i lindjes 1981, me dyshimin se ka ndihmuar personin në kërkim”, ka deklaruar Kelani.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar edhe dy objekte në shfrytëzim të personave të dyshuar si dhe janë konfiskuar dëshmi të ndryshme duke përfshirë edhe dy vetura.

Kelmendi, 55-vjeçar, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.

Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit. Naser Kelmendi, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vëllai i tij Beqiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh./Indeksonline/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit