-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mbi 10 mijë fanella të shitura të Neymarit në dyqanet zyrtare në ditën e parë

Më të lexuarat

E gjithë bota e futbollit u ngrit në këmbë në momentin që Paris Saint Germaini zyrtarizoi Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro.

Tifozët e klubit francez ishin në festë pas njoftimit zyrtar, ndërsa në momentin që fanella e brazilianit doli në shitje ata iu vërsulën dyqaneve zyrtare.

 

Sipas gazetarit të Sky Sport, Bryan Swanson, që në ditën e parë janë shitur mbi 10 mijë fanella, ku të gjitha së bashku PSG-së i sollën rreth një milion euro.

Ky numër do të ishte edhe më i madh, por gjithë fanellat u shitën vetëm për katër orë.

Në Paris, një fanellë me nënshkrimin e lojtarit kushtoi 155 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit