-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hungari, protestë kundër hebrenjve

Më të lexuarat

Partia hungareze, Jobbik, ka organizuar sot protesta në Budapest, kundër Kongresit Botëror të Hebrenjve, që u hap sot në kryeqytetin hungarez.

Jobbik është partia e tretë më e madhe në parlamentin hungarez. Ata kanë një numër të konsiderueshëm të përkrahësve edhe haptazi promovojnë ideologjinë fashiste, ndërsa pos hebrenjve në shënjestër i kanë edhe pakicat tjera, të huajt, homoseksualët etj.

Në mitingun në Budapest, kanë mundur të dëgjohen porosit e urrejtjes kundër popullit hebre dhe liderëve të Izraelit.

Në protestë, e cila u mbajt në afërsi të ndërtesës së Parlamentit hungarez, u mblodhën disa qindra njerëz, raporton YnetNews.

“Hebrenjtë duhet të kërkojnë falje për krimet e kryera kundër Hungarisë gjatë regjimit komunist”, tha lideri i Jobbikut, Gabor Vona, duke shtuar se Hungaria nuk do të duhej të paguante dëmshpërblime financiare për të mbijetuarit e Holokaustit.

Me uniformat e tyre të zeza, të “zbukuruara” me simbole nacionaliste, ishin edhe anëtarët e “Gardës hungareze”, të krahut militant të Jobbikut.

Edhe pse nacionalistët ekstremë bartnin simbolet që ndalohen sipas ligjit hungarez, policia e pranishme nuk ka reaguar.

Jobbik, apo Lëvizja për Hungarinë më të Mirë, është parti radikale nacionaliste, që veten e përshkruan si “parti e principeve, konservatore, radikale, patriotike dhe e krishterë”. Nga disa cilësohet si parti fashiste dhe neonaziste. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit