-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

LISBA: Populli i Kosovës krenarinë e merr nga minaret

Më të lexuarat

Lëvizja Islame Bashkohu, nëpërmjet një deklarate për media, ka përshëndetur vizitën e Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretar i OBI-së, në Kosovë të cilit i shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet anëtare të OBI-së dhe më gjerë.

Në deklaratë thuhet se LISBA përkrah fuqishëm iniciativën për anëtarësimin e Kosovës në OBI, që është edhe njëra nga pikat programore të kësaj Lëvizjeje.

“Njëherit Lëvizja Islame Bashkohu i dënon deklaratat e disa të të ashtuquajturve liderë që haptas dhe njëanshëm e mohojnë përkatësinë tonë fetare e kulturore duke i penguar rruga e shtetit tonë drejt anëtarësimit në OBI”, thuhet në reagim, transmeton Zëri.

Kjo lëvizje ka kundërshtuar edhe ata që janë deklaruar kundër ndryshimit të historisë.

“Gjithashtu tendenca e disave për ta penguar korrigjimin e historisë, nuk do të thotë asgjë tjetër përpos që haptas dëshmon urrejtjen e tyre ndaj identitetit të vërtetë të shqiptarëve, pjesë substanciale e të cilit është Islami si garant i mbrojtjes nga asimilimi kombëtar”, thuhet në deklaratë

Kjo Lëvizje ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Gjergj Dedajt i cili tha se Kosova asnjëherë nuk duhet të anëtarësohet në OBI.

“Për keqardhjen e disa politikanëve të dështuar dhe disa klerikëve të devijuar të krishterë, iu sigurojmë se përpjekjet tuaja të pareshtura, investimet marramendëse, shantazhet politike, joshjet dhe çdo gjë tjetër që jeni duke bërë në shërbim të qarqeve të caktuara anti-islame dhe anti-shqiptare, kanë qenë, janë dhe do të jenë të dështuara derisa dielli ta rrëzoj këtë tokë në të cilën jeton populli i Kosovës i cili krenarinë e merr nga minaret e ngritura lartë në qiell ndërsa qëndrueshmërinë në të vërtetën nga themelet e ngulitura thellë në tokë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Islame Bashkohu./almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit