Çaji jeshil është një burim i pasur i antioksidantëve dhe gjithashtu i kafeinës. Të dyja këto substanca mund të rrisin funksionimin e metabolizmit, por kur konsumohen së bashku ato kanë një efekt sinergjik. Të dyja ndihmojnë për të rritur nivelet e hormoneve që sinjalizojnë qelizat për të liruar yndyrën e depozituar në qarkullimin e gjakut që të përdoren si energji.
Një studim kinez provoi efektet e konsumimit të çajit të gjelbër mbi peshën dhe përbërjen e trupit. Hulumtuesit caktuan rastësisht 182 pjesëmarrës mbipeshë në katër grupe. Secilit grup iu dha një lloj i ndryshëm i çajit të gjelbër. Subjektet pinë 2 gota në ditë për 90 ditë rresht. Grupi që pinte çajin jeshil tregoi reduktime të konsiderueshme në peshën e trupit, në perimetrin e belit dhe në yndyrën brenda barkut. Hulumtuesit arritën në përfundimin se konsumi ditor i 500-900 mg çaji jeshil mund të ushtrojë efekte pozitive për rekuktimin në masë të yndyrës së barkut.
Siç e kanë treguar edhe studimet, çaji jeshil është një prej pijeve që nuk duhet ta ndani nga menuja juaj ditore. Ai mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë.
Do të shikoni që përfitimet tuaja do të jenë super të dukshme dhe për tu patur zili!