-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

10 tranferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit

Më të lexuarat

Transferimi i brazilianit Nejmar nga Barcelona te PSG-ja për shumën rekord të 222 milionë eurove ndoshta do të mbetet për një kohë të gjatë në krye të listës të operacioneve më të shtrenjta të merkatos së futbollit.

Deri më tani, transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Pol Pogba, për të cilin Manchester United derdhi 110 milionë euro në arkën e klubin të Juventusit.

Por, tranferimi i Nejmar ka thyer çdo imagjinatë dhe shifra e paguar për tranferimin e tij nga Barcelona te PSG ndoshta nuk do të përsëritet më.

Transferimet më të shtrenjta

Nejmar – 222 milionë euro (Nga Barcelona te PSG, 2017)

Pol Pogba – 110 milionë euro (Nga Juventus te Mançester Junajtid, 2016)

Gareth Bejl – 101 milionë euro (Nga Totenhem te Real Madrid, 2013)

Kristiano Ronaldo – 94 milionë euro (Nga Mançester Junajtid te Real Madrid, 2009)

Gonzalo Higuain – 90 milionë euro (Nga Napoli te Juventus, 2016)

Romelu Lukaku – 88 milionë euro (Nga Evertoni te Mançester Junajtid, 2017)

Nejmar – 86 milionë euro (Nga Santos te Barcelona, 2013)

Luis Suarez – 81 milionë euro (Nga Liverpuli te Barcelona, 2014)

Alvaro Morata – 80 milionë euro (Nga Real Madrid te Çelsi, 2017)

Hames Rodrigez – 80 milionë euro (Nga Monako te Real Madrid, 2014)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit