Parlamenti grek ka miratuar një legjislacion që lehtëson shkarkimin e punonjësve qeveritarë.
Ligji, që u miratua të dielën, do të lejojë largimin e punës së punonjësve civilë për herë të parë në shekull.
Rreth 2 mijë shërbyes civilë do të pushohen në fund të muajit maj, ndërsa 2 mijë të tjerë në fund të vitit, ndërkaq 11 mijë e 500 në fund të vitit 2014, duke arritur një total prej 15 mijë e 500 personave.
Legjislacioni është i fundit në kuadër të masave të ashpra të kursimit.
Ai është arritur në pajtim me huadhënësit ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian dhe FMN-në, për të zbatuar masat e kursimit si kusht për marrjen e kredive tjera emergjente në vlerë prej 8.8 miliardë dollarësh.kohaislame