-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Itali: Arrihet marrëveshja për qeverinë

Më të lexuarat

Në Itali është arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme.

Marrëveshja u njoftua pasi kryeministri i zgjedhur Enrico Leta takoi presidentin Giorgio Napolitano, transmeton TCH. Zotri Letta, nënkryetar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, u mandatua të mërkurën për formimin e një koalicioni. Në të tani përfshihet edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Populli i Lirisë.

Zotri Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka insistuar për figura kyçe të partisë së tij për poste të larta në kabinet.

Kështu, Angelino Alfano, sekretar i përgjithshëm i Popullit të Lirisë, do të bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e re.

Mes personave të tjerë të propozuar figurojnë edhe drejtori i Bankës së Italisë, Fabrizio Saccomanni, që do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe ish-komisionerja europiane Emma Bonino, që do të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

Betimi i qeverisë së re do të bëhet të dielën rreth orës 11:30, me orën lokale. Presidenti Napolitano deklaroi se ekzekutivi i ri do ketë mbështetjen e të dyja dhomave të Parlamentit.

Formimi i qeverisë së re i jep fund ngërçit politik që kishte tronditur tregjet financiare që prej zgjedhjeve të muajit shkurt.

Në bisedimet mes PD-së dhe PDL-së thuhet se ishte përfshirë edhe propozimi i zotri Berlusconi për të hequr taksën e re mbi pronën, të vendosur nga kryeministri në ikje Mario Monti, për të ulur defiçitin buxhetor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit