Një skandal ka ndodhur sot në komunën e Bervenicës së Tetovës, kur disa maqedonas kanë sulmuar shqiptarin në sy të policëve dhe madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje, njofton TetovaSot.
Sipas lexuesit i cili edhe ka dërguar videon në redaksinë e portalit TetovaSot, sot në mesditë ka ndodhur një ndeshje në Bërvenicë, ku sipas tij është goditur dhe kërcënuar e fyer, shqiptari nga fshati Çellopek, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.
Lexuesi, po ashtu thotë se maqedonasit që kanë sulmuar dhe fyer shqiptarin janë pronarë të një garazhi për centrimin e gomave të automjeteve, që sipas tij frekuentohet nga shumë shqiptarë të Pollogut.
Pronarin i automjetit nga fshati Çellopek, policia e ka nxjerrë të pafajshëm dhe kjo ka irrituar tejmase maqedonasit të cilët kanë sulmuar edhe para policëve.
https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1676690889031035/