-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trajkovic: Beogradi e ka njohur Kosovën e pavarur

Më të lexuarat

Me marrëveshjen në Bruksel, Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë lideri i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, Momcilo Trajkovic, i cili shton se “serbët e veriut të Kosovës duhet të bashkohen e të formojnë Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

“Është fakt se zgjidhjet e parapara me marrëveshjen e Brukselit janë të suazat e shtetit të pavarur të Kosovës, pra të Kushtetutës së Kosovës. Se unë kam të drejtë, këtë do ta dëshmojë implementimi i Marrëveshjes”, thotë ai për Vesti.

“Serbët në veri do të duhet ta marrin nënshtetësinë e Kosovës, letërnjoftimin, pasaportën, lejen e vozitjes, që dinari të zhduket nga tregu i Kosovës, diplomat do të jenë me emblemat e Republikës së Kosovës… Serbia do të jetë e pranishme në Kosovë vetëm me ligjin e saj kushtetues, përmes të cilit autorizimet e saja, çfarë ironie, do t’i bart në institucionet e Republikës së pavarur të Kosovës”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit