-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

FETO ka përzgjedhur Amerikën Latine për “një bazë të re”

Më të lexuarat

Organizata është e fortë në Brazil dhe Argjentinë, dhe tani po përpiqet të fitojë forcë edhe në Kolumbi, tha koordinatori i TIKA-s për Kolumbi, Mehmet Ozkan

STAMBOLL (AA) – Organizata terroriste FETO është duke përdorur Amerikën Latine si një bazë për ristrukturim të radhëve të veta, deklaroi për Anadolu Agency (AA) koordinatori i TIKA-s për Kolumbi, Mehmet Ozkan.

Organizata FETO,e cila është përgjegjëse për grusht shtetin e dështuar në Turqi vitin e kaluar, tashmë është shumë e fortë në Brazil dhe Argjentinë, dhe tani po përpiqet të fitojë forcë edhe në Kolumbi, tha Ozkan, i cili është gjithashtu profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ligjërues në Akademinë Policore Turke në Ankara.

Sipas Ozkan, një numëri madh i pjesëtarëve të FETO-s, pas dështimit të puçit gjetën strehim në Amerikën Latine, atje ku, siç thotë ai, po ristrukturohen për veprimin e radhës”, larg syve të botës.

“Kjo (ristrukturimi) është bërë në një mënyrë sekrete. Më shumë mund ta quajmë si një rigrupim apo ripozicionim”, tha ai.

Ozkan shtoi më tutje se në bazë të të dhënave të inteligjencës, disa pjesëtarë të FETO-s kanë kërkuar azil në Zyrën e UNHCR-së në Kolumbi, sepse sipas tij, në Amerikën Latine nuk ka shumë turq të cilët do të mund të ndiqnin aktivitetin e tyre, prandaj kjo i bën shumë komod.

Përveç për grusht shtetin e dështuar në Turqi vitin e kaluar, Ankaraja akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit