-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ardita Berisha, pjesëmarrësja nga Kosova që u nderua me medalje në Olimpiadën e Matematikës

Më të lexuarat

Njëra nga ata që përfaqësuan Kosovën e që arritën të shpërblehen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), është edhe Ardita Berisha.

Ajo ka thënë për Telegrafin se çmimi të cilin e fitoi në këtë garë ndërkombëtare ka të bëjë me atë se ajo ka arritur ta zgjedh më shumë se një detyrë.

“Aty marrin pjesë më shumë se 100 shtete, ku secili prej tyre përfaqësohet nga gjashtë garues”, ka thënë Berisha, në bashkëbisedim me gazetarin Blendi Devolli. “Këtë vit zgjidha dy detyra dhe për dy pikë nuk arrita medaljen e bronztë. Ky çmim ka qenë gjë e mrekullueshme, sepse është viti i dytë i pjesëmarrjes time në këtë garë”.

Ajo tregon se janë nëntë ditë për garë, derisa zgjidhja e detyrave zgjat vetëm dy ditë.

“Nga katër orë e gjysmë në ditë i kemi në dispozicion për zgjidhjen e detyrave”, ka sqaruar ajo.

Berisha ka theksuar se ka zgjidhur dy detyra, derisa të tretën nuk ka arritur ta përfundojë.

“Këtë vit vetëm dy persona – për dallim nga vitet e mëhershme – e kanë zgjedhur detyrën e tretë”, shton ajo. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit