-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lumturia që burin nga sytë e zonjës Meri en Franko

Më të lexuarat

Një grua nga Floria, e quajtur Meri En Franko, në moshën shtatëdhjetë vjeçare e kishte humbur shikimin dhe thjesht ishte verbëruar. Vuajtja e saj me verbërinë e plotë zgjati plot njëzet vjet. Pas njëzet vjetësh, kur më nuk kishte asnjë shpresë se do të mund të shihte me sytë e saj, asaj iu kthye shikimi i plotë! Si ndodhi? Një ditë ajo u rrëzua në banesën e saj dhe gjatë rënies kishte goditur me qafën e saj cepin e oxhakut, me ç’rast ishte lënduar rëndë. E kishin dërguar në spital, ku e kishin operuar, për të sanuar lëndimin e qafës. Pas operacionit, deri sa po i jepnin terapinë, ajo e kuptoi që i ishte kthyer shikimi! “Me jepnin ilaqe dhe mëngjesin tjetër pashë drurët dhe shtëpitë e bardha, nëpër dritaren e vogël të dhomës. Isha më e lumtura në botë!”  Mjeku që e kishte operuar, ka deklaruar se nuk ka një shpjegim shkencor për rastin e kthimit të shikimit të pacientes së tij. “Kjo vërtet është një çudi. Nuk kam shpjegim për të”, ka deklaruar neurokirurgu Gjon Afshar. Nëse vetë mjeku që e ka kryer operacionin nuk e di se si ka ndodhur kjo mrekulli, a do të thotë kjo që nuk ka asnjë shpjegim për këtë mrekulli? Jo, nuk do të thotë, vërtet. Ka gjëra që janë të fshehta, që janë sinjale të mrekulisë që Zoti e dërgon si mëshirë, si mesazh a këshillë për njerëzit. Zoti na ka njoftuar se Mesihut (Isait) i pati dhënë mundësinë që të shëronte të verbërit, pra t’ua kthente shikimin. Ajo ishte një mëshirë dhe një mrekulli nga Zoti i Botëve, e deleguar te njëri nga pejgamberët e Tij. Pra, mjafton edhe në këtë rast t’i referohemi Kur’anit e ta kuptojmë se kthimi i shikimit të të verbërit është i mundshëm, nëse don Zoti ta realizojë atë lloj shërimi. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se Zoti i Botëve na ka njoftuar se për çdo sëmundje e ka dërguar edhe ilaçin e saj. Logjikisht, nëse njeriu vetë ose mjeku e qëllon atë ilaq, shërimi ndodhë! Një nga mësimet e përvojës së zonjës Meri En Franko është se asnjë njeri nuk duhet ta humb shpresën se mund të shërohet. Madje edhe ata që vuajnë nga sëmundje shumë të rënda, siç është edhe verbimi i plotë. Njeriu duhet ta kërkojë me shpresë shërimin, po edhe të bëjë durim. Gjithsesi ky rast dëshmon edhe se sa të fshehta ka ende në mjekësi, ku një sëmundje mund të bëhet shkas për shërimin e një sëmundjeje tjetër. 

Zonja Meri En Franko pati thënë se atë ditë që i është kthyer shikimi, ka qenë gruaja më e lumtur në botë. Ajo është përvoja e saj unike dhe fantastike. Por ne të tjerët mund të bëjmë diçka poaq të veçantë për veten e jetën tonë: çdo ditë të ndihemi të lumtur, që kemi shikimin dhe përgjithsisht shëndetin. Jeta dhe shëndeti ynë janë një dhuratë nga Zoti. Janë manifestim i mrekullisë së Tij. Prandaj ne duhet të jemi falënderues ndaj Zotit, duke qenë të kënaqur me ato të mira që na ka dhuruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit