9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Afganistan: Nën pushtetin kukull dhe mbështetjen ndërkombëtare, priten korrje rekord të lulekuqes së opiumit

Më të lexuarat

Sipas vlerësimit të ekspertëve të OKB-së, në vitin 2013 në Afganistan priten korrje rekord të lulekuqes së opiumit. Korrje veçanërisht të bollshme do të ketë në dy krahinat jugore – Kandahar dhe Helmand.

Me prezencën e forcave ndërkombëtare në Afganistan po mundësohet ky kultivimin prej fshatarëve vendas të bimës së opiumit, një proces i tillë përdoret për të përfituar shumat e majme nga tregu botëror që sjell shitja e këtyre drogave, krijimi i konflikteve të brendshme mes fshatarëve bujq dhe talebanëve dhe ndikimi në tregun mafioz të drogës, i cili më herët ishte nën ndikimin e mafisë ruse dhe tashmë duket të jetë një mafi perëndimore, e reprezentuar edhe nga shtetet të cilat janë pjesmarrëse në aleancën ndërkombëtare në Irak.

Në vitin 2011 me lulekuqe opiumi u mbollën 131 mijë hektarë, ndërsa në vitin 2012 – 154 mijë hektarë. Këtë vit sipërfaqja e mbjelljes së saj është rritur gjithashtu, por shifra e saktë nuk dihet ende. Afganistani mban fort pozicionin e prodhuesit më të madh të opiumit në botë.

Prodhimi i opiumit në provincën e Helmand është trefishuar që nga koha e hyrjes së Forcave Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë (ISAF) në vitin 2006 në Afganistan, thuhet në raportin e OKB-së. Gjysma e opiumit të prodhuar në Afganistan është me prejardhje nga provinca e Helmand.

Sipërfaqet e kultivimit të opiumit si në provincën e Helmand, ashtu edhe përtej kufijve të vendit, po shënojnë rritje për të tretin vit radhazi. Në raportin e OKB-së kjo rritje u atribuohet çmimeve të larta të opiumit si dhe pamjaftueshmërisë së ofrimit popullsisë vendase të mundësive për mbjelljen e kulturave alternative bujqësore.

Ndërsa vetëm gjatë kohës kur Afganistani drejtohej nga Talebanët, për herë të parë në histori prodhimi i opiumit dhe narkotikëve të tjerë kishte rënë në nivelin 0. Rasti i tillë dhe shumë të tjera, vënë në mëdyshje “qëllimet e mira” dhe “rolin pozitiv” të aleancës ndërkombëtare për ta ndihmuar popullin afgan, rajonin apo edhe botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit