Një ushtarë amerikanë ka pohuar se gjatë pesë viteve të pranisë së tij në Irak, ka vrarë mbi 2000 qytetarë irakianë.
Kanali televiziv Fox News njoftoi se rreshteri Dillard Johnson (48 vjeç), konsiderohet ushtari më i pashpirt në historinë e Amerikës i cili sipas pohimeve të tij, gjatë pranisë së tij pesëvjeçare në Irak nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka vrarë me qëllim mbi 2746 qytetarë irakianë.
Dillard Johnson duke pohuar veprimet e pamëshirshme të ushtrisë së Amerikës në Irak, deklaroi se gjatë pranisë së tij në Irak, nuk kishte kaluar asnjë ditë pa vrarë një ose dy qytetarë irakianë. Sipas këtij ushtari amerikan, vrasja e parë e tij në Irak kishte ndodhur me automjet luftarak duke shtypur një autobus me plotë pasagjerë në afërsi të qytetit Samave në jug të Irakut ku si pasojë ishin vrarë 13 qytetarë irakianë.
Kjo është në kohën kur ushtria e Amerikës i ka dhënë 37 medalje këtij ushtari për ta nderuar atë për krimet që ka kryer si hero i luftës. Johnson aktualisht vuan nga shumë sëmundje psikologjike dhe bashkëshortja e tij është divorcuar./Rtklive