Hakerat gjatë sulmeve të fundit mbi faqet zyrtare të regjimit sionist, kanë zbuluar emrat e 123 spiunëve të Mosadit të cilët veprojnë në zona shumë të ndjeshme të shteteve arabe.
Lajmi bëhet i ditur nga media te ndryshme dhe nga levizja Hamas, te cilet citohen te kene thënë se agjentët e Mosadit që janë zbuluar gjatë këtij sulmi kryesisht veprojnë në Egjipt, Arabi Saudite dhe në Libi. Sipas këtij burimi, 52 agjentë të regjimit sionist veprojnë në qytezën e prodhimit medial në Egjipt, 48 agjentë në tregun e Bursës në Egjipti dhe në Arabinë Saudite, ndërsa 15 të tjerë veprojnë në industrinë e naftës në rajonin e Gjirit Persik dhe në Libi. 10 agjentë sionist veprojnë në rrjetet e telekomunikacionit në Egjipt si dhe 3 agjentë veprojnë në kompanitë private të këtij vendi.
Lëvizja islamike palestineze “Hamas” njoftoi se anëtarët e grupit të hakerave “Anonymous” thyen faqen e Internetit të “Mossad” dhe ekspozuan emrat e 123 spiunëve izraelitë.
Një përfaqësues i lëvizjes “Hamas” njoftoi se spiunët e zbuluar punojnë, në veçanti, në bursat e Egjiptit dhe Arabisë Saudite, si dhe në platformat e nxjerrjes së naftës në Gjirin Persik dhe Libi.
“Hamas-i” njoftoi gjithashtu se Izraeli herë pas here publikon listat e spiunëve të vet, të cilët, në të vërtetë, janë njerëz krejtësisht të pafajshëm. Qëllimi i këtij veprimi është mbjellja e përçarjes dhe mosmarrëveshjeve në mesin e arabëve.