-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës

Më të lexuarat

Më shumë se gjysma e femrave thonë që muajt e parë pas lindjes i kanë kaluar si në “mjegull” dhe kanë pasur probleme me përshtatjen, por krijimi i rutinës lehtëson situatën.

Rreth 57 për qind e nënave të reja e pranojnë që muajt e parë të jetës së fëmijës i kanë kaluar si në mjegull, ndërsa dy të tretat e tyre nga shqetësimi dhe lodhja e vazhdueshme kanë pasur sulme të të qarit, ka zbuluar hulumtimi i kompanisë britanike “Munchkin”. Burimet më të shpeshta të stresit janë netët pa gjumë, problemet me dhënien gji dhe ndërrimi i shpeshtë i pelenave. Megjithatë, pas përafërsisht katër muaj e 20 ditësh femrat “mësohen” me rutinën e detyrave të reja dhe pas kësaj mund të marrin frymë më lirshëm, shkruan Daily Mail.

“Edhe pse përvoja e të qenit nënë është një nga më të bukurat që mund t’i përjetojë femra, ajo njëherësh është edhe shumë e frikshme. Më e rëndësishmja është të mbijetohen disa muaj të parë, sepse shumë shpejt çdo gjë do të vijë në vendin e vet”, – ka thënë zëdhënësja e studimit, Claire Reyner.

Femrat janë të vetëdijshme për sfidat e të qenit nënë qysh gjatë shtatzënisë, kështu që gjysma e tyre frikësohet nëse do të arrijnë të gjenden në rolin e ri. Rreth 47 për qind të tyre janë çuditur se sa kohë u është nevojitur për të kuptuar nevojat e fëmijës dhe të mësojnë se si të sillen ndaj tij, ndërsa një e treta e tyre ka qenë aq shqetësuar sa që ua kanë pranuar anëtarëve të familjes së tyre se si konsiderojnë që nuk janë prindër të mirë.

Çka ka kontribuar në “të mësuarit” me amësinë

• Krijimi i rutinës;
• Dija për ata se çfarë duhet bërë nëse fëmija qan;
• Gjendshmëria me fëmijën në publik;
• Dalja nga shtëpia me rroba rezervë për fëmijët;
• Përshpejtimi i teknikës së veshjes dhe ushqimit;
• Fjetja e bebes gjatë tërë natës.

/zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit