Mediat ndërkombëtare po raportojnë se këngëtarja amerikane Jannet Jackson është shpërngulur në Lindjen e Mesme dhe është konvertuar në Islam.
Që kur ajo u martua me miliarderin nga Katari Wissam Al Mana, ajo nuk është shfaqur në ndonjë eveniment televiziv.
Dyshja u martua vitin e kaluar në një ceremoni shumë private, dhe kanë thënë se duan të jetojnë një jetë private larg nga paparacët.
Lajmin për konvertimin e saj e ka raportuar edhe Fox news, ndërsa këngëtarja nuk është prononcuar për media që nga martesa e saj.
Mediat kanë përfolur në masë të madhe konvertimin në Islam edhe të vëllait të Jannet, Michael Jackson, ndërsa është zyrtare që njëri nga vëllezërit Jacson është praktikant i Islamit.
/mszh/kohaislame