7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Jerusalem, forcat izraelite ndërhyjnë ndaj xhematit në hyrje të kompleksit Al Aksa

Më të lexuarat

Pasi policia izraelite ka ndërhyrë ndaj xhematit që ishte mbledhur në portën e Xhamisë Al-Aksa për të falur namazin e akshamit kanë mbetur të lënduar 20 persona

JERUSALEM (AA) – Pasi policia izraelite ka ndërhyrë ndaj xhematit që ishte mbledhur në portën e Xhamisë Al-Aksa për të falur namazin e akshamit kanë mbetur të lënduar 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët e tubuar para hyrjes kanë dashur ta falin namazin e akshamit dhe të protestojnë kundër detektorëve elektronik të metalit të vendosura në hyrje të Al Aksa-së, kurse forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj tyre, pasi turma e tubuar filloi të thërret tekbire dhe slogane kundër okupimit izraelit.

Policia ka intervenuar me plumba gome, shok bomba dhe gaz lotjsellës, duke shpërndarë turmën nëpër rrugica.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka njoftuar për 20 palestinezë të lënduar, prej të cilëve njëri nga me plumb gome.

Pas ndërhyrjes së forcave izraelite, turma ka falur namazin e akshamit në një pikë karburanti në afërsi. Ndërkaq, kompleksi Aksa është zbrazur si pasojë e zhvillimeve.

Nga ana tjetër, në lagjen Ezerije të Jerusalemit ka ndodhur përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, katër persona janë plagosur me plumba gome, ndërkohë që shumë persona janë ndikuar nga gazi.

Ndryshe, palestineze nuk ka mundur të hyjë në kompleksin Al Aksa që nga dita e premte deri më dje, ndërsa forcat izraelite dje në hyrjet e kompleksit vendosën pika kontrolli shtesë me detektorë metali. Palestinezët lokalë protestuan kundër tyre dhe refuzuan të hyjnë në kompleks, duke falur namazin jashtë tij.

Nga ana tjetër, policia izraelite pa ndonjë ndryshim vazhdon që në kompeksin Al Aksa të lejojë hyrjen në grupe të kolonëve hebrenj.

Tensionet që aktualisht mbizotërojnë në Jerusalem kanë arritur pikën më të lartë në pesë dekadat e fundit të pushtimit izraelit të Jerusalemit.

E rrezikuar nga veprimet e qeverisë izraelite, popullata palestineze edhe kësaj radhe ndihet e zhgënjyer nga mungesa e reagimit dhe vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare.

Zhvillimet ndodhin pasi të premten, policia izraelite vrau tre palestinezë me pretendimin se kishin ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa u deklarua se dy policët izraelitë të plagosur gjatë incidentit kanë vdekur në spital. Menjëherë më pas, forcat izrealite ndaluan për tre ditë hyrjen në kompleksin Al Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit