0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dispozita mbi të posalindurin

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, ndërsa salavatet e selamet qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).

Këto janë disa çështje të rëndësishme që duhet t’i dijë njeriu para dhe pasi t’i dhurojë Allahu i Lartësuar atij fëmijë. Jam ndalur shkurtimisht, duke përmendur çështjen, dispozitën e saj  dhe duke u argumentuar me fjalët e Allahut të Lartësuar ose me hadithin e të Dërguarit të Tij, duke e lutur Allahun që t’i bëjë dobi myslimanëve.

Dispozita e kërkimit të fëmijës

E rekomanduar. Argument për këtë hadithi ku i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë: “Martojeni atë që lind, ngase unë do të krenohem me ju para profetëve në Ditën e Kiametit”. Shënon Ahmedi.

Po ashtu, ajo që na nxit në kërkimin e fëmijës është fjala e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Vërtet njeriut do t’i ngrihet pozita e tij në Ditën e Gjykimit, e do të thotë: ‘O Zot, si ngjau kjo?’ Do t’i thotë: “Me kërkimin e faljes së fëmijës tënd pas vdekjes tënde'”. Shënon Ahmedi.

Dispozita e hidhërimit mbi lindjen e vajzës

E ndaluar. Kjo është nga injoranca, gjë të cilën Allahu i Lartësuar e ka ndaluar duke thotë: “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef‘. Nahl, 58.

Ai ka inkurajuar në ruajtjen e vajzave. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë: “Kush i rrit dhe edukon dy vajza derisa të rriten, do të jetë me mua kështu; dhe i bashkoi dy gishtërinjtë”. Shënon Muslimi. Po ashtu i Dërguari i Allahut thotë: “Kush sprovohet me diçka nga këto vajza, e përkujdeset për to, do t’i jenë atij mbulesë në Ditën e Kiametit”. Shënon Buhariu.

Por, nëse ndodh ky hidhërim me vajza, duke kundërshtuar kaderin (përcaktimin e Allahut), atëherë kjo është  mangësi e njëshmërisë në Allahun e Lartësuar.

Dispozita e përgëzimit dhe urata atij që i është lindur fëmijë

E rekomanduar. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: ‘Mos kij frikë!’ Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.”Dharijat, 28.

Urimi është i rekomanduar për çdo gjë të mirë, siç është rasti i pendimit të Kab bin Malik dhe dy shokëve të tij, kur sahabët i uruan atyre me rastin e pranimit të pendimit të tyre nga ana e Allahut të Lartësuar. Tregimin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Dispozita e këndimit të ezanit në veshin e djathtë  dhe ikametit në të majtin

Këndimi i ezanit në veshin e djathtë të fëmijës është e preferuar, ngase Ebu Rafi na tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut, duke  kënduar ezan në veshin e Hasan bin Ali, kur e lindi Fatimja”. Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen.

Ndërkaq, këndimi i ikametit në të majtin nuk ka ndonjë fakt të vërtetë e të besueshëm që mund të mbështetemi në të.

Dispozita e përtypjes së ushqimit tek fëmija

E preferuar. Argument lidhur me këtë kemi hadithin të cilin e transnsmeton Ebu Musa el Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë se më është lindur një fëmijë, shkova tek i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e emërtoi me Ibrahim, pastaj e përtypi një hurme dhe i dha”. Shënon Buhariu dhe Muslimi, ndërkaq në transmetimin e Buhariut thuhet: “Dhe bëri lutje për begati, ishte djali i madh i Ebu Musa el Eshari”.

Disa dispozita mbi ‘akikën’

Është sunet. Argument për këtë kemi fjalën e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): “Për mashkullin një dele, derdhni gjak për të dhe largoni papastërtinë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Koha e saj

Është e preferuar në ditën e shtatë të lindjes siç thotë i Dërguari i Allahut: Çdo fëmijë është peng me akikën e tij, prehet për të në ditën e shtatë, emërtohet dhe i qethen flokët”. Shënon Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih.

Dallimi në mes mashkullit dhe femrës

‘Akika’ për mashkullin është dy dele, ndërkaq për femrën një. Argument për këtë kemi hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku thotë: “Jemi urdhëruar për mashkullin të presim dy dele, ndërsa për femrën një”. Shënon Ahmedi, Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih.

Ortakëria

Ortakëria nuk është e vlefshme në akika, si pjesëmarrja e shtatë të lindurve në therjen e një kafshe të madhe (si deve, lopë), por duhet për çdo të lindur të derdhet gjak.

Shpërndarja e saj

Nga  imam Ahmedi është transmetuar se me mishin e akikës ushqehen komshinjtë.

Dispozita e qethjes së flokëve dhe dhënia e sadakasë me peshën e tyre

Ahmedi thotë se e kam dëgjuar Ebu Abdullahun duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të jepet sadaka me peshën e flokëve të fëmijës.

Koha e emërtimit të porsalindurit

Emërtimi i tij është i lejuar në çdo kohë, mirëpo ashtu siç u përmend edhe më herët preferohet të bëhet në ditën e shtatë, ngase është transmetuar nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë se mbrëmë më është lindur një fëmijë dhe e emërtova me emrin e babait tim Ibrahim”. Shënon Muslimi.

Dispozita e synetimit

Vaxhib (obligim) për mashkullin, ngase i Dërguari i Allahut e urdhëroi një njeri që kishte pranuar Islamin që të qethë flokët dhe të praktikojë synetimin. Shënon Ebu Davudi. Po ashtu, mund të argumentohemi me fjalët e Allahut të Lartësuar: “Pastaj, ty të shpallëm: ‘Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishterë).” Nahl, 123.

Po ashtu është transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në dy shihet (Buhariut dhe Muslimit) se profeti i Allahut, Ibrahimi, e praktikoi synetimin në moshën tetëdhjetë vjeçare.

Dispozita e urinës së fëmijës mashkull dhe femrës para se të fillojnë ngrënien e ushqimit

Mbi urinën e mashkullit spërkatet, ndërsa të femrës pastrohet, argument lidhur me këtë kemi hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila tregon se ka ardhur me një foshnje tek i Dërguari i Allahut, e përtypi ushqimin pastaj i dha, ndërsa foshnja urinoi e i Dërguari i Allahut spërkati me ujë. Shënon Buhariu dhe Muslimi, ndërkaq Muslimi shton: “Dhe nuk e pastroi”.

Po ashtu, i erdhën të Dërguarit të Allahut Hasani dhe Hyseni dhe urinuan në gjoksin tij, e ata dëshiruan ta pastrojnë, e Profeti u tha ta spërkasin, ngase nga urina e foshnjës femër pastrohet, ndërsa mashkullit spërkatet. Shënon Hakimi dhe thotë se hadithi është sahih e me të pajtohet edhe Dhehebiu.

Këto janë vetëm disa dispozita mbi të porsalindurin. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë dobi.

Përktheu: Almedin Ejupi

03.03.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit