-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një mjek afgan dhe 6 amerikanë të vrarë në Afganistan

Më të lexuarat

Një zyrtare e re e shërbimit të jashtëm amerikan, një punonjës civil i Departamentit të Mbrojtjes dhe një mjek afgan u vranë dje nga shpërthimi i një makine bombë ndërkohë që autokolona e tyre po shkonte për të çuar libra tek fëmijët e një shkolle afgane.

Sulmi në provincën Zabul në jug të Afganistanit la gjithashtu të vrarë edhe tre ushtarë amerikanë. Në një sulm tjetër në lindje të vendit dje, u vra një tjetër punonjës civil amerikan i qeverisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, tha se e kishte takuar zyrtaren e shërbimit të jashtëm, emri i të cilës nuk u bë i ditur menjëherë, kur ishte javën e kaluar në Kabul. Ai e përshkroi atë si “të zgjuar, të aftë, të predispozuar për të shërbyer dhe të angazhuar thellësisht për vendin tonë dhe për ndryshimin që ajo po i sillte popullit afgan”. Ajo po udhëtonte me një grup për t’u çuar libra të dhuruar studentëve në kryeqytetin e provincës, Kalat, kur bomba shpërtheu.

Sulmet e djeshme vinë në një kohë kur Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Martin Dempsi, mbërritën në Afganistan për t’u takuar me zyrtarë amerikanë dhe afganë, si dhe për të vlerësuar numrin e trupave amerikane që duhet të qendrojnë në vend për të stërvitur ushtarët afganë pas tërheqjes së trupave vitin e ardhshëm.

Gjeneral Dempsi pritet të vizitojë gjithashtu trupat amerikane në terren, në kuadër të përpjekjes për të planifikuar rolin e Shteteve të Bashkuara pas tërheqjes së një sive luftarake nga vendi deri në fund të vitit 2014.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit