3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Beograd, konsultime të gjera për Kosovën

Më të lexuarat

Në Beograd janë duke u zhvilluar konsultime të gjera për ofertën e Brukselit në bisedimet Kosovë-Serbi.

Përveç konsultave të udhëheqjes së lartë shtetërore, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, për sot ka paraparë takime edhe me shefat e grupeve parlamentare.

Në takimin e fundit në nivel kryeministrash, Kosova dhe Serbia nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Autoritetet serbe kanë thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e takimit, nuk ka ofruar kompetenca për ascoacionin e komunave serbe në fushën e gjyqësisë dhe policisë, si dhe nuk ka paraparë mospraninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.

Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi ekzekutive për asociacionin.

Serbisë i kushtëzohet data e negociatave për anëtarësim në BE me marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.

Të dyja vendet duhet të deklarohen deri të martën nëse pranojnë ose jo marrëveshjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit