Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Turqia mund të luajë rol të madh në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Duke folur në Stamboll, Kerry e ka përshkruar Turqinë si vend energjik dhe ka thënë se mund të jetë faktor kyç në nxitjen e pajtimit midis fraksioneve rivale palestineze – Hamasit dhe Fatahut.
Kerry, i cili ka takuar ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, u ka bërë thirrje zyrtarëve turq që të riparojnë lidhjet me Izraelin.
Marrdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar tre vjet më parë, pasi forcat izraelite kanë bastistur një anije turke me ndihma, duke vrarë 9 aktivistë turq.
Turqia është ndalesa e parë e Kerrit në turneun 10-ditor diplomatik, që përfshin vende të Lindjes së Mesme, të Evropës dhe të Azisë.