2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jeni të lodhur? Lëngu i panxharit ju rikthen energjinë

Më të lexuarat

Kërkuesit shkencorë australianë kanë zbuluar se lëngu i panxharit mund të përmirësojë performancën e atletëve, përveçse ka shumë të mira për organizmin në përgjithësi.
Studiuesit ekzaminuan ndikimin e panxharit në 11 sportistë meshkuj dhe femra. 70 mililitra me lëng panxhari sollën përmirësim të vogël në kohën e skuadrës së kajakut për meshkuj, ndërsa më i madh ishte përmirësimi te femrat.
Duke qenë se në kajak diferencat për marrjen e medaljeve janë shumë të vogla, atletët duhet të mendojnë seriozisht të përfshijnë në dietën e tyre edhe lëngun e panxharit.
Nitrati që gjendet në panxhar përmirëson eficencën e proceseve në mitokondri, qelizat që quhen edhe “fabrikat e energjisë”.
Një nga autorët e studimit, Peter Peeling, thotë: “Përdorimi i lëngut të panxharit po bëhet i zakonshëm në sport. Nëse do të shikoni me vëmendje nëpër evenimentet e mëdha sportive, do të shikoni shumë sportistë me buzë të kuqe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit