9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Siri, regjimi sulmon “zonat jonkonfliktuale”, 7 të vdekur

Më të lexuarat

Shtatë civilë kanë humbur jetën, prej të cilëve katër fëmijë, si pasojë e sulmeve të regjimit të Beshar Asadit në “zonat jokonfliktuale” të kryeqytetit sirian Damask

DAMASK/IDLIB (AA) – Shtatë civilë kanë humbur jetën, prej të cilëve katër fëmijë, si pasojë e sulmeve të regjimit të Beshar Asadit në “zonat jokonfliktuale” të kryeqytetit sirian Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Ethem, zyrtar i Mbrojtes civile në rajonin e Gutës Lindore në Damask, për AA tha se avionë të regjimit kanë bombarduar vendbanimet Zemelka dhe Heze që gjenden nën kontrollin e opozitarëve dhe që janë pjesë e “zonave jokonfliktuale”.

Si pasojë e sulmeve, në Zemelka kanë humbur jetën tre fëmijë, kurse në Heze katër personave, prej të cilëve një fëmijë, njoftoi Ethem, i cili tha se nga sulmet ka edhe shumë të plagosur.

Ai theksoi se në vendet që janë bombarduar nga forcat e regjimit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndryshe, Zemelka dhe Heze, që janë pjesë e rajonit të Gutës Lindore, prej pesë vitesh janë të rrethuara nga forcat e regjimit, i cili nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në këtë rajon. Popullata e Gutës Lindore siguron ujin nga puset e hapura, kurse energjinë elektrike përmes gjeneratorëve.

Sulm me autobombë në Idlib

Nga ana tjetër, Ali El Meri, zyrtar i Mbrojtjes civile në Idlib, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve, tha se si pasjë e shpërthimit të një automjeti të ngarkuar me bombë në afërsi të Spitalit El-Mexhd në lagjen Meshtel, janë plagosur dy gra dhe tre fëmijë.

Meri theksoi se të plagosurit janë transferuar në spital për trajtim.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit