14.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Leximi i sures “Jasin” për personin që është në momentet e fundit të jetës. Shejh Ibën Uthejmin

Më të lexuarat

Pyetje: A është i saktë hadithi në të cilin thuhet: “Lexoni suren Jasin tek të vdekurit tuaj”? Ka disa prej njerëzve që e lexojnë atë tek varri.

Përgjigje: “Lexoni tek të vdekurit tuaj (suren) Jasin” ky hadith është daif (i dobët) në të ka diçka prej dobësisë (që e bën daif). Momenti i leximit, nëse hadithi saktësohet, tek i vdekuri është kur atë e kapë agonia (dhimbjet e vdekjes), atëherë i lexon atij suren Jasin. Disa dijetarë kanë thënë: Në të (suren Jasin) ka dobi dhe ajo është lehtësimi i daljes së shpirtit, sepse në të është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Atij i thuhet: “Hyrë në xhenet!” e ai tha: “Ah, sikur populli im ta dinte për çfarë më fali mua Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” {Jasin: 26 27}. Pra, lexoja atë (suren) në momentin që personi është duke vdekur. Kjo, gjithmonë nëse hadithi saktësohet. Ndërsa përsa i përket leximit të saj tek varri një veprim i tillë nuk ka bazë.

Shënim i përkthyesit:

Hadithin: “Lexoni (suren) Jasin tek të vdekurit tuaj” (Daif).

E kanë nxjerrë:

Imam Ahmedi 5/26, 27

En Nesaiu 1829

Ebu Daud 3121

Ibën Ebi Shejbeh 4/74

Ibën Maxheh 1448

El Hakimi 1/565

El Bejhakiu 3/383

Et Tajalsi 931

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka bërë të dobët këtë hadith në “Iruaul Galil” me nr. 688 dhe në “Mishkah el Mesabih” me nr. 1622. Ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Zemra e Kuranit është Jasini. Nuk e lexon personi atë vetëm se duke kërkuar e Allahun dhe Banesën e përjetëshme, vetëm se Allahu e falë atë. Lexojeni atë tek të vdekurit tuaj.” {Daif} “Diafu et Tergib uet Terhib” 884

Disa prej haditheve në të cilat përmendet surja Jasin:

1. “Kush viziton varrin e prindërve të vet çdo të xhuma dhe lexon tek ata apo tek ai (suren) Jasin, i falen atij (gjynahet) për çdo ajet dhe shkronjë (që lexon).” {Meudu} “Ed Daifu”

Leximi i Kuranit tek varrezat është bidat i urryher. Përsa i përket asaj që transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ai la porosi që të lexohet te varri i tij në momentin e varrimit me fillimin e sures Bekare dhe me fundin e saj, kjo gjë nuk saktësohet. Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ky ether nga Ibën Umeri nuk saktësohet.”

2. “Cdo gjë ka zemër ndërsa zemra e Kuranit është Jasini. Kush e lexon atë është njësoj sikur e ka lexuar Kuranin dhjetë herë.” {Meudu} “Ed Daifu”. Et Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen garib”

3. “Me të vërtetë Allahu i Madhëruar e lexoi (suren) Taha dhe Jasin 1000 vjet para se të krijonte qiejt dhe tokën. Engjëjt kur e dëgjuan Kuranin thanë: Tuba qoftë për atë ymet që do t’u zbresi kjo …” {Munker} “Ed Daifu” e ka nxjerr Ed Daramiu

4. “Kush e shkruan (suren) Jasin pastaj e pinë atë, futet në barkun e tij 1000 drita, 1000 mëshira dhe 1000 ilaçe dhe nxjerr prej tij 1000 sëmundje.” {Meudu} “Ed Daifu”

5. “Kush e lexon (suren) Jasin duke kërkuar Fytyrën e Allahut të Madhëruar, i falen atij çfarë ka kaluar prej gjynaheve. Lexojeni atë tek të vdekurit tuaj.” {Daif} “Mishkah el Mesabih” 2178 (70)

Shtojcë:

Në “Mexhmu fetaua” vëll. 26 fetvaja me nr. 145 të dijetarit të madh, imam Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë!) kur është pyetur në lidhje me hadithin “Lexoni (suren) Jasin tek të vdekurit tuaj” ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se këtë hadith e ka saktësuar (!) shejh Albani. Porse shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka bërë daif këtë hadith dhe jo sahih siç e kemi përmendur edhe më sipër. Ishte mëse e nevojshme për pesonin që ka mbledhur fetuat e shejhut (Allahu e mëshiroftë!) që të kthehej te librat e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!) për të mësuar mendimin e saktë në të cilën ai (Allahu e mëshiroftë!) ka patur për këtë hadith.

Dijetari i islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) në “El Ikhtijaratul ilmijeh” fq. 50 ka shkuar me mendimin se është e pëlqyeshme leximi i sures Jasin tek personi që është në momentet e fundit të jetës (në prag të vdekjes) duke u argumentuar me këtë hadith. Porse ky hadith është i daif dhe nuk lejohet argumentimi me këtë. Prandaj le ta mësojnë ata që nuk e dinë dhe le të kenë frikë Allahun ata persona që e dinë (dobësinë e këtij hadith dhe vazhdojnë që të argumentohen me këtë) se nuk lejohet në asnjë mënyrë leximi i surej Jasin tek personi që është në prag të vdekjes si dhe nuk lejohet leximi i Kuranit (çdo sure qoftë) tek varrezat.

“Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 17

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit