12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Fyhet Islami nga Ibrahim Kelmendi, boton libër: “Islami – religjion agresiv (?!)”

Më të lexuarat

Islamofobi i njohur nga Kosova Ibrahim Kelmendi edhe njëher ka fyer religjionin e popullit shqiptarë Islamin duke botuar një libër me titull: “Islami – religjion agresiv (?!)” , ai në një intervistë për një islamofob tjetëf me emër Bajram (Gjergj) Kabashi ka thënë deklaratën e mëposhtme:

Para një kohe të shkurtër ka dalë nga shtypi libri juaj, “Islami – religjion agresiv (?!!)”. I nderuar Ibrahim Kelmendi, prej nga ideja që ta shkruanit një libër të tillë, si u nxitët, çka ju motivoi? Meqenëse ju jeni aktivist i njohur i çështjes kombëtare, prej nga u erdhi gjithë ky preokupim që të shkruanit për islamin dhe, në bazë të analizës suaj shkencore, madje edhe ta cilësoni edhe si  “religjion agresiv”?

[Përgjigje:] Po, para disa ditëve më është botuar libri “Islami – religjion agresiv (?!)” Fatmirësisht nuk ndodhi ndonjë reaksion destruktiv kundër botimit. Disa shitës të librit janë kërcënuar, por kërcënimet kanë qenë vetëm verbale. Ndërsa libraritë në Tiranë janë kërcënuar që të mos e tregtojnë, dhe prandaj ata kanë refuzuar ta ofrojnë për shitje.

Ideja për ta shkruar këtë libër është e bazuar në shqetësimin konkret, i shkaktuar nga agresiviteti i myslimanëve fundamentalistë, selefistë, vehabistë, i përjetuar konkretisht në terren.

Sa për informim – për ata që nuk e dinë – unë jam fëmijë, viktimë, e prindërve myslimanë. Babanë e kam pasur pothuajse hoxhë, por ai nuk e ka ushtruar këtë punë profesionalisht, duke qenë se ishte përcaktuar të jetojë me punën e tij në bujqësi dhe jo me kontributet që do të duhej t’i jepnin besimtarët. Nga ai, pa vetëdijshëm, jam dhunuar si fëmijë që t’i mësoj duatë (lutjet), siç u thoshim atëherë ajeteve nga Kurani, në arabisht, pa ua ditur përmbajtjen. Për rrjedhojë, kam qenë besimtar goxha fundamentalist. Por, gjatë shkollimit, jam ndërgjegjësuar dhe ia kam dalë të deislamizohem.

Gjatë këtij procesi nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me studim të islamit, aq më pak ti kundërvihem konkretisht. Por, duke qenë i angazhuar si korrespodent në Makedoni, për gazetën “Epoka re”, u ballafaqova më agresivitet të myslimanëve fundamentalistë, ish-shqiptarë të tjetërsuar në arabo-muhamedanë. Këtë tjetërsim të tyre ata e arsyetojnë me faktin se tashmë i përkasin vetëm “umetit islam” (bashkësisë myslimane). Myslimanët e këtillë kërcënonin ta rrënonin me eksploziv Përmendoren e Aleksandrit të Madh. Ishte kërcënim serioz, shqetësues, prandaj u angazhova të merrem me informimin e tyre se një sulm i tillë do të kualifikohej si sulm terrorist, me pasoja tepër të rënda për të gjithë shqiptarët.

Që të mund të bisedoj me ato viktima të indoktrinimit islam zura të studioj literaturën islame. Shumë shpejt jam bindur se nuk kisha pasur fare informacion bazik për islamin, kam pas vetëm informacion kryesisht nga im Atë dhe nga predikimet e klerikëve myslimanë në Kosovë. Dhe, duke thelluar studimin, më ka tronditur përmasa e agresivitetit, diskriminimit, shovinizmit, pedofilisë, që përmbante platforma bazike e Islamit, e prezantuar në trilogjinë islame: Kuran, hadithe (rrëfimet për porosi e praktika të Muhamedit) dhe sira (biografia e Muhamedit).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit