Një person nga Egjipti shpreson të shkruajë historinë pasi ka kaluar tre vjet duke krijuar atë që ai beson të jetë Kurani më i madh në botë.
Kurani i bërë në formë rrethore e që është punuar dhe zbukuruar me dorë nga Saad Mohammed është 700 metra i gjatë.
Dhe deri më tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij të pasionit.
Por ai ka shpresa të mëdha për këtë.
Ai beson se punimi i tij është mjaftueshëm i gjatë sa të thyejë rekordin botëror Guinness, i cili ende nuk ka caktuar një rekord për Kuranin më të madh të punuar me dorë.
Por për të arritur ëndrrën e tij dhe për ta thyer rekordin, ai ka nevojë për ndihmë me koston e hyrjes.
Ky Kuran është 700 metra i gjatë, dhe sigurisht kjo është një sasi e madhe letre”, tha ai për Reuters.
Unë e kam financuar këtë projekt për tre vjetët e fundit, unë jam një njeri i thjeshtë, nuk kam shumë pasuri”, ka thënë ai.