-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Apple parashikon monitor mbështjellës për iPhone-in e ardhshëm

Më të lexuarat

Ka shumë mundësi që iPhone i të ardhmes të ketë një trup komplet transparent dhe një monitor elastik që e mbështjell rreth e rrotull.

Ky lajm u publikua nga Zyra Amerikane e Patentës dhe Markës, e cila shpjegoi se aplikimi i patentës të Apple “Pajisje elektronike me mbështjellje monitori” do të thotë integrimi i telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike me dizajnin aktual të sheshtë në favor të ofrimit të një pajisje më fleksibël.

Si rezultat do të disponohet më tepër hapësirë për të paraqitur ikonat, fotot, videot etj… Përdoruesit do të ndërveprojnë me pajisjen duke përdorur gjestet e prekjes dhe jo butonat fizikë. Ky inovacion do të kishte bërë shumë të lumtur të ndjerin Steve Jobs, i cili gjithnjë kishte parashikuar një iPhone pa asnjë buton fizik.

Xhami që do të përdoret në këtë rast do të jetë transparent si dhe duhet të ketë një fortësi të mjaftueshme për të suportuar komplet pajisjen. Një prej çështjeve të ngritura në lidhje me këtë gjë është fakti se si do mund të identifikojë pajisja pozicionin e përdoruesit nëse ajo mbulohet e gjitha nga ekrani?

Pajisja do të përdorë kamera dhe teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të gjurmuar pozicionin dhe levizjet e fytyrës së përdoruesit dhe kështu do të relizojë përshtatjen e ekranit.

Në detaje: Gorilla Glass

Për të sjellë më afër teknologjinë 3D pajisja mund të përfshijë dy monitorë fleksibël të vendosur njëri mbi tjetrin. E njejta përmbajtje do të shfaqet tek të dy ekranet, por tek njëri prej tyre do të ketë një devijim të lehtë për të krijuar iluzionin e perceptimit në thellësi dhe rrjedhimisht do të realizohet imitimi i eksperiencës 3D.

Nëse Apple vendos ta përdorë këtë patentë atëherë me siguri iPhone do të mund të dallojë ndaj smartfonëve të tjerë si një pajisje me inovative. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit