-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kina persekuton muslimanët

Më të lexuarat

Gjykatat kineze kanë arrestuar 20 myslimanë të minoritetit etnik ujgur nën akuzat për separatizëm.
Gjykatat në rajonin Kashgar dhe Bayingol kanë akuzuar 20 ujgurët etnike për “ekstremizëm fetar” dhe “përhapje të propagandës”.

Ndërkohë aktivistët ujgur në ekzil thanë se personat e arrestuar nuk kanë bërë gjë tjetër përveçse kanë dëgjuar radion “Azia e Lirë” dhe kanë përdorur internetin për të diskutuar mbi rëndësinë e lirisë fetare dhe kulturore.
“Dhënia e dënimeve të rënda për ujgurët nën arsyetim të terrorizmit është “specialitet” i Kinës për të shtypur njerëzit,” thanë aktivistët ujgur në një deklaratë dërguar me email, duke shprehur se “qëllimi i Qeverisë Kineze është për të terrorizuar ujgurët, në mënyrë që ata të braktisin të drejtat e tyre.”
Ende nuk dihet nëse 20 të akuzuarit u deklaruan fajtor apo jo.

Ujgurët, një shumicë turk-folëse në Turkestanin Lindor, janë të persekutuar duke mos u lejuar të përdorin gjuhën e tyre, fenë dhe kulturën. Qeveria Kineze gjithashtu ka ndaluar agjërimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Policia kineze bastisi dhe hodhi gaz lotsjellës një shkollë Kurani në qershor, dhe së fundmi vendimi i ndalon të rinjtë nën 18 vjeç, gratë, dhe nëpunësit civilë nga shkuarja në xhami.
Kina ka ndaluar dhe frikësuar mijëra ujgurë etnikë, për të mos folur rreth shkeljes së të drejtave të tyre.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit