3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SHBA: Rritet numri i të mbijetuarve nga kanceri

Më të lexuarat

Numri i amerikanëve që kanë mbijetuar kancerin është në rritje dhe pritet të arrijë në 18 milionë në dekadën e ardhshme.

Kjo do të jetë një rritje prej 30 për qind krahasuar me shifrat e janarit 2012, të cilat kanë treguar se 13.7 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara u kanë mbijetuar disa llojeve të kancerit.

Këshu ka bërë të ditur Shoqata Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, transmeton AFP.

Gjetjet e saj tregojnë se gratë me kancer të gjirit përbëjnë 22 për qind të të mbijetuarve, ndërsa burrat me kancer në prostatë 20 për qind.

Studimi po ashtu bën të ditur se nga viti 2000 deri më 2009, norma e vdekjeve nga kanceri ka rënë për 1.8 për qind në vit te burrat dhe 1.4 për qind te gratë.

Në Amerikë, rreth 1.6 milion amerikanë diagnostikohen me kancer çdo vit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit