Pyetësi thotë: Nëse shkel me këmbë ose prek me dorë ndonjë papastërti dhe e lajë atë, a vazhdoj të konsiderohem i pastër (me abdes) apo papastërtia e ka prishur abdesin? Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Papastërtia nuk e prish abdesin. Nëse njeriun e prek ndonjë papastërti, abdesi tij nuk prishet, por ai duhet ta lajë (largojë) këtë papastërti.
Me këtë rast dua të vë në dukje se çdo gjë që del nga trupi nuk e prish abdesin përveç urinës dhe nevojës. Ndërsa gjaku nëse del nga hunda, ose nga plaga e të ngjashme me to, ai nuk konsideorhet i papastërt. Pra, ai nuk e prish abdesin. Ai nuk e prish abdesin qoftë i pakët apo i shumtë.
Fetaua nurun ala ed-derb audiokaseta me nr. (292)