1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Zvicër, shkollat e FETO-s në prag të mbylljes

Më të lexuarat

Shkolla e organizatës terroriste FETO e cila vepron në kuadër të fondacionit “Sera Schule” në qytetin më të madh të Zvicrës në Cyrih, ka ardhur në prag të mbylljes për shkak të mosinteresimit për të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës “Tages Anzeiger”, shkolla e cila ndodhet në rajonin Schwamendingen të Cyrihut dhe që njihet nga Ministria e Arsimit të Zvicrës, ashtu si shkollat e FETO-s në qytetet e tjera është gati për t’u mbyllur për shkak të mosinteresimit dhe reagimeve të familjeve me prejardhje turke.

Në gazetën e cila bën publikime në gjuhën gjermane, në lajmin me titull “Turqit në Zvicër po i tërheqin fëmijët e tyre nga shkollat e Gylenit” thuhet se organizata e FETO-s ka filluar t’i mbyllë portat e saj në këtë shtet.

Në lajm thuhet se turqit kanë filluar t’i tërheqin fëmijët e tyre nga këto shkolla. “Kjo shkollë private brenda një kohe të shkurtër ka humbur më shumë se gjysmën e nxënësve të saj dhe në fund të këtij viti shkollor duhet t’i mbyllë dyert e saj përfundimisht”, thuhet më tej.

Gazeta, e cila shkruan se qindra prindër në Zvicër kanë tërhequr fëmijët e tyre nga shkollat e FETO-s dhe nga disa qendra të lidhura me këtë organizatë, ka njoftuar se edhe disa institucione të FETO-s në qytetet Aarau, St. Gallen, Olten dhe Winterthur janë mbyllur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit