1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Francë, të paktën 8 të plagosur nga sulmi para xhamisë në Avignon

Më të lexuarat

Dy sulmues mbrëmë rreth orës 22:30 para xhamisë në lagjen Grange d’Orel në Avignon në jug të Francës hapën zjarr ndaj njerëzve përpara xhamisë gjatë kohës kur besimtarët po dilnin pas namazit të akshamit

 

AVIGNON (AA) – Të paktën tetë persona janë plagosur në sulmin e armatosur përpara xhamisë në Avignon të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy sulmues mbrëmë rreth orës 22:30 para xhamisë në lagjen Grange d’Orel në Avignon në jug të Francës hapën zjarr ndaj njerëzve përpara xhamisë gjatë kohës kur besimtarët po dilnin pas namazit të akshamit.

Sulmues të maskuar përpara xhamisë plagosën katër persona ndërsa më pas kanë hapur zjarr edhe ndaj një ndërtese banimi aty pranë ku janë plagosur gjithashtu edhe katër persona, njofton gazeta franceze “La Provence”.

Policia ka nisur aktivitete të gjera me qëllim gjetjen dhe arrestimin e sulmuesve ndërsa motivi i sulmuesve do të vërtetohet gjatë hetimeve.

Jo larg Parisit tre ditë më parë një terrorist ishte përpjekur për të hyrë në hapësirën përballë xhamisë ku ndodheshin besimtarët të cilët ishin duke dalë nga objekti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit