Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, në prag të festës së Fitër Bajramit ka treguar zemërgjerësin e saj.
Në Skenderaj ajo ka ndihmuar familjet nevojtare të qytetit të saj të lindjes në vlerë prej mbi 2.000 euro, përcjell Drenicapress.
Këngëtarja përmes disa fotografive të cilat ajo i ka nda me ndjekësit e saj në instastory ka treguar për këtë eksperincë humane.
Ku edhe e falënderon hoxhën Berat Shatri i cili e ka bërë këngëtaren Jakupi pjesë të kësaj iniciative për të ndihmuar familjet në nevojë.
Sipas përfaqësuesit të kësaj organizate, Berat Shatrit, me të hollat e këngëtares Jakupi, janë ndihmuar 22 familje, duke u dërguar pako ushqimore.