Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali James Stavridis thotë se disa vende të NATO-s, po diskutojnë planet për veprim të mundshëm ushtarak në Siri.
Admirali Stavridis tha se çdo veprim i tillë ushtarak do të kërkojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshje midis të gjitha 28 vendeve anëtare të NATO-s.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, Sana, tha se 25 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin kryengritës më 19 mars.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se përdorimi i armëve kimike, “do të përbënte një krim të egër”.