-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përse ndjeheni të lodhur gjatë stinës së verës dhe si ta shmangni këtë

Më të lexuarat

Ndryshimet në temperaturë dhe dehidratimi janë faktorët kryesorë se përse ndjeheni të lodhur gjatë stinës së verës.

Luhatjet e temperaturës, e veçanërisht ato të papriturat dhe ndryshimet ekstreme si moti tejet i nxehtë, e shkaktojnë lodhjen derisa trupi të adaptohet me këtë ndryshim.

Nëse jeni mësuar me mot të ftohët dhe të freskët, atëherë ju padyshim se do të ndjeheni të lodhur derisa trupi juaj të mësohet me temperaturat e larta.

Gjithashtu dehidratimi është shkaktar tjetër i njohur i lodhjes gjatë motit të nxehtë.

Dehidratimi përfshin dhimbje të kokës dhe prodhim të urinës me ngjyrë të verdhë të mbylltë, e cila edhe mban aromë të keqe.

Për të shmangur lodhjen e shkaktuar nga dehidratimi, sigurohuni të pini shumë lëngje – veçanërisht ujë – gjatë ditës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit