0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A ka lutje që duhet thënë gjatë marrjes së abdesit?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Imam Neveviu në librin e tij “el Edhkar” faqe 30, ka thënë: “Ndër lutjet (duatë) për gjymtyrët e abdesit, nuk është transmetuar asgjë e tillë nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem”.

Ibn Kajimi ne librin e tij “Zadu Mead” 1/195, ka thënë: “Nuk është mbajtur mend nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se thoshte gjatë abdesit diç tjetër pos fjalës bismilah, dhe të gjitha hadithet që përmendin lutjet e abdesit janë të shpikura e të rrejshme, nuk ka thënë I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, diç të tillë, e as që ka mësuar umetin e tij, as që është vërtetuar prej tij pos fjalës bismilah në fillim të abdesit dhe fjalës “Eshhedu en la ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu, ue eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, Allahume ixhalni mine tevabine ve ixhalni minel mutetahirin” (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, Një i Cili nuk ka rival, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, O Allah më bën prej të penduarve, o Allah më bën prej atyre që janë të pastër) në fund të abdesit. Në hadithin tjetër që është transmetuar në Sunenin e Nesaiut, prej asaj që thuhet pas abdesit është edhe “Subhaneke Allahume ve bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke” (I lartësuar je Ti o Allahu im, dhe ti je i falënderuari, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Teje, kërkoj falje dhe tek Ti pendohem).

“Nuk është vërtetuar nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem lutje gjatë abdesit, ajo që luten në përgjithësi njerëzit gjatë larjes së çdo gjymtyre është bidat, sikur thënja e tyre gjatë larjes së fytyrës “Allahume bejid vexhhi jeume tesvedu vuxhuhun” (O Allah zbardho fytyrën time atë ditë kur fytyrat do të nxihen), apo thëinja gjatë larjes së duarve “Allahume Atini kitabi bijemini, ve la tu’tini kitabi bishimali” (O Allah ma jep librin tim në të djathtën time, e mos ma jep librin në të majtën). Dhe lutje tjera për secilën gjymtyrë të abdesit”.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 5/221.

Përktheu: Shpend Zeneli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit