Raporti nga komiteti i shërbimeve sekrete të senatit amerikan akuzon agjencitë e fshehta se kanë mbitheksuar mundësinë e Irakut për të patur armë të shkatërrimit në masë para pushtimit. Shërbimi sekret CIA është mbështetur në burime jo të sigurta dhe përfundimet themelore ishin të gabuara. Shërbimi sekret amerikan që prej fillimit ka parashikuar ekzistencën e programit atomik në Irak dhe kurrë nuk e ka kontestuar këtë mundësi.
Informacionet dhe materialet sekrete janë intepretuar gabimisht me synim mbështetjen e intervenimit. Senatori Rokfeler thotë: “CIA ishte nën presionin e Qeverisë së presidentit Bush, për nxjerrjen e konkluzioneve të caktuara”.
Ashpër kritikohen edhe mbështetja e CIA-s tek informacionet e pasigurta të kundërshtarëve të regjimit dhe refugjatëve irakianë.
CIA-s është drejtuar keq dhe ka dështuar në detyrën e saj kryesore. Xhorxh Tenet që ishte shtatë vjetët e fundit shef i CIA-s, ka dhënë dorëheqjen para ca kohësh. Ai konsiderohet shpesh nga shtypi shqiptar si një himariotas i greqizuar. (Në lidhje me emigrimin e nënës së tij nga Shqipëria ka deklaruar: “Nëna ime u arratis nga Epiri i Veriut, me një nëndetëse britanike, pak përpara se komunistët të merrnin pushtetin dhe të mbyllnin kufijtë, për të mos e parë më familjen e saj.” Termi Epiri i Veriut përdoret ekskluzivisht nga radikalët grekë, për të përshkruar Shqipërinë e Jugut. Këta radikalë kanë si qëllim të përbashkët të tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia).
CIA ka pranuar gabimet në punën e zbulimit para luftes në Irak.
Rivali demokrat i presidentie Bush, John Kerry tha se duke i vënë fajin CIA-s, i jepte mundësi Shtëpisë së Bardhë të shmangte përgjegjësinë për gabimet e veta.
Gjithashtu tepër ngacmues për demokratët është koha kur del pjesa e dytë e raportit. Ajo do të analizojë nëse politikanët manipuluan informacionet sekrete. Por përfundimet do të dalin pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Edhe një raport rreth të dhënave që kishin shërbimet britanike të zbulimit mbi Irakun para luftës së vitit të kaluar ka kritikuar mënyrën se si janë bërë gjykimet dhe vlerësimet për programet irakiane të armatimit dhe mënyrën se si i janë paraqitur ato publikut. Në veçanti, ka patur pak të dhëna të siguruara nga agjentë dhe raporti thotë se cilësia e disa prej tyre ishte vënë në dyshim.
Në përgjigje ndaj raportit ish-kryeinspektori i armëve i OKB-së Hans Blix tha se ai i kishte thënë direkt zotit Blair se nuk ishin gjetur prova për armë të shkatërrimit në masë.
2004