8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky ishte Muhamedi alejhi selam [Tregim interesant Lexojeni].

Më të lexuarat

Njëherë i erdhi një njeri i varfër Pejgamberit.a.s por që, në shenjë respekti dhe dashurie, i kishte sjellë një kalavesh rrushi.
Për çudi, Pejgamberi a.s. e kishte ngrënë të gjithin, por pa u dhënë shokëve nga ndonjë kokërr rrushi. I varfëri duke e parë gjestin e të Dërguarit, ishte larguar nga mjedisi i tyre me shumë kënaqësi. Mirëpo, me që shokët e tij, as’habët e bekuar, Zoti qoftë i kënaqur me to, nuk ishin mësuar me një sjellë të tillë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s, ku nga mesi i tyre, njëri e pyeti:
“O Pejgamberi i Allahut, e hëngre vetë rrushin dhe ne të pranishmëve nuk na ofrove gjë?”
Pejgmaberi a.s. buzëqeshi dhe tha:

Rrushi ishte shumë i tharët. Sikur t’u ofroja juve, ju do ta kishin shprehur pakënaqësinë në fytyrën tuaj (do të ishit dukur qesharak), kështu që unë nuk doja që t’ia lëndoja ndjenjat njeriut të varfër. Prandaj, mendova me vete se është më mirë që t’i ha kokrrat e rrushit me gëzim e ta kënaq njeriun se sa ta lëndoja atë në ndjenja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit