Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë myslimanëve, të cilat i qëndrojnë besës, duke besuar Allahun si Zotin e tyre, Muhamedin si profet dhe Islamin si fenë e tyre.
Buzëqeshjen e këtij Bajrami, ia dhurojmë të gjithë atyre zemërmirëve dhe zemërgjerëve, të cilët falin, tolerojnë dhe i mëshirojnë robërit e Zotit.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë atyre që qeverisin me drejtësi dhe gjykojnë me urtësi.
Buzëqeshjen e Bajramit ua dhurojmë atyre që kanë vullnet të çeliktë, vendosmëri të paepur dhe atyre që u besojnë vlerave të larta.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo zyrtari që i frikësohet Zotit, i druhet gjynahut dhe përsos punën e tij.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo të dituri që harmonizon mes fjalëve dhe veprave dhe që është model me moralet e tij të larta.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo shkrimtari që ka penë dinjitoze, larg banalitetit dhe ka ndërgjegje të zgjuar.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo mësuesi që jep kontribut për mirë edukimin e brezit të ri dhe kultivimin e vlerave tek fëmijët.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo doktori, dashamirës për të sëmurin dhe i dhembshur me shëndetligun.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo ushtari që e kalon natën zgjuar për të ruajtur qetësinë e njerëzve, pasuritë dhe jetët e tyre.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo bujku që punon tokën e tij, për të nxjerrë perimet dhe frutat e dobishëm.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre vëllezërve të sëmurë, që kanë zënë shtratin, të cilët i urojmë: Zoti u shëroftë dhe bashkë me shëndetin, u dhashtë dhe sevapin!
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre invalidëve, të cilëve u themi: Ju jeni zemrat tona që ecni mbi tokë, ju jeni shpirtrat tanë që fluturojnë në qiell. Me gjithë zemër ju urojmë shëndet dhe jetë të lumtur!
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë prindërve, për të cilët lutemi: O Zot! Mëshiroji ashtu siç u kujdesën për ne kur ishim të vegjël!
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të vobektëve, fukarenjve, të provuarve dhe të keqtrajtuarve në çdo cep të botës, të cilëve u themi: Paqja qoftë me ju! Duroni, pasi dielli së shpejti do të lind! E nesërmja e ndritur do të vijë padyshim!
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që ka kontribuar në zhvillimin e jetës, me mundin, djersët, idetë, dijet, penën, urtësinë, poezitë apo ambiciet.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që na ka bërë një të mirë në çfarë do forme.
Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë kujtdo tjetër që është sjellë keq me ne, na ka hyrë në hak, na ka ofenduar, na ka përgojuar dhe ka menduar keq për ne. Këtyre, ne u themi: Zoti u faltë!
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që janë në kërkim të së vërtetës dhe interesohen për të. Atyre u themi: Bravo u qoftë, pasi jeni në kërkim të udhës së drejtë.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë fëmijëve, të cilëve u themi: Mirësevjen brezi i ardhshëm, burrat e së nesërmes, sythat e jetës dhe zogjtë e parajsës.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë myslimanëve dhe besimtarëve, të cilat i qëndrojnë besës, duke besuar Allahun si Zotin e tyre, Muhamedin si profet dhe Islamin si fenë e tyre.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që i përmbahen të mesmes së artë, as nuk e ekzagjerojnë dhe as nuk e lënë pas dore.
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë vëllezërve në humanizëm, të cilët e duan paqen, heqin dorë nga dhuna dhe agresioni dhe kontribuojnë për sigurinë. Këtyre ne u themi: Ju jeni partnerët tanë në kompaninë e jetës, karvanin e kësaj bote, institucionin e zhvillimit dhe novatorizmit./AO/