Njerëzit që jetojnë në Ishujt Falkland kanë votuar për mbetjen nën sundimin britanik.
Rezultatet preliminare të referendumit dyditor të ishllit reguan se 98 për qind kanë votuar që të mbesin nën Britaninë.
Vetëm tre votues kanë votuar kundër.
Rreth 92 per qind të 1 mijë e 672 qytetarëve me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në referendumin, i cili është hedhur poshtë nga Argjentina.
Argjentina kosideron se “Islas Malvinas”, siç i quan Ishujt Falkland, janë pjesë e territorit të saj kombëtar që kjanë marrë nga britanikët 180 vjet më parë.
Të dy shtetet kanë zhvilluar një luftë të shkurtër, por të përgjkashme për ishujt në vitin 1982.